S.O.S. nga Kruja/ Zjarri po përparon drejt banesave, banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga ajri
Situatë alarmante raportohet këtë pasdite në zonën malore të Krujës, ku një zjarr i fuqishëm po përhapet me shpejtësi, i favorizuar nga era dhe temperaturat e larta. Sipas informacioneve të mbërritura nga zona, flakët vijojnë të avancojnë në një terren tepër të thepisur, çka e vështirëson ndjeshëm ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse nga toka. 𝗦.𝗢.𝗦.-𝗶 𝗶 𝗯𝗮𝗻𝗼𝗿ë𝘃𝗲 𝗲̈𝘀𝗵𝘁𝗲̈ 𝗶 𝗾𝗮𝗿𝘁𝗲̈: 𝗞Ë𝗥𝗞𝗢𝗛𝗘𝗧 𝗡𝗗Ë𝗥𝗛𝗬𝗥𝗝𝗘 𝗡𝗚𝗔 𝗔𝗝𝗥𝗜! Shqetësimi rritet pasi, sipas raportimeve nga zona, zjarri po afrohet në drejtim të hapësirave ku ndodhen banesa, bujtina dhe struktura hoteliere. Banorët raportojnë gjithashtu probleme me furnizimin me energji elektrike në qytet. Nëse flakët vazhdojnë të përhapen me këtë ritëm, situata mund të bëhet edhe më e vështirë për t’u kontrolluar. Banorët u bëjnë thirrje strukturave të Emergjencave Civile dhe institucioneve përgjegjëse...
Burimi:
ntv.al