230 km/h në rrugët shqiptare, policia zbulon shkeljet me radarë inteligjentë
Policia e Shtetit ka njoftuar intensifikimin e kontrolleve për sigurinë rrugore, me fokus të veçantë te tejkalimi i shpejtësisë dhe shkeljet që evidentohen përmes mjeteve inteligjente. Gjatë një inspektimi në aksin Rrogozhinë–Durrës, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skender Hita, tha se Policia Rrugore po përdor radarë, dronë dhe pajisje të automatizuara për monitorimin e qarkullimit dhe evidentimin e shkeljeve. Sipas të dhënave të Policisë, vetëm gjatë kësaj jave janë vendosur rreth 1,100 masa administrative për tejkalim të shpejtësisë, ndërsa shpejtësitë e evidentuara kanë arritur deri në 230 km/h. Policia bën me dije gjithashtu se gjatë një viti, 1,075 drejtuesve u është hequr leja e drejtimit pasi kanë humbur të gjitha pikët, ndërsa janë proceduar edhe 1,060 raste për drejtim automjeti pa leje drejtimi....
Burimi:
ntv.al