“The Albanian Files”/ BIRN: Anatomia e ‘rilindjes arkitekturore’ të Edi Ramës
I prezantuar si një album i transformimit arkitekturor të Shqipërisë, libri “The Albanian Files” hedh dritë mbi rolin e kryeministrit Edi Rama dhe vartësve të tij në përzgjedhjen e arkitektëve me famë botërore për projektet private të kullave në Tiranë dhe resorteve në bregdet. Në orën 10 të mbrëmjes së 1 majit 2024, arkitekti amerikan, Sam Chermayeff mori një telefonatë të pazakontë nga kolegu dhe miku i tij, Pablo Bofill. “Edi do të të telefonojë,” e njoftoi ai. Chermayeff, 45 vjeç, drejton një studio arkitekture me qendër në Berlin dhe Nju Jork dhe deri në atë kohë, nuk kishte menduar ndonjëherë seriozisht për Shqipërinë. Por telefona rezultoi të ishte një goditje e fatit për studion e tij. Në anën tjetër të linjës nuk ishte Edi,...
Burimi:
sot.com.al