“Territorialja”/ Për herë të dytë në protestë, banorët e Memaliajt kundërshtojnë bashkimin me Tepelenën
Banorët e Memaliajt kanë dalë sërish në protestë kundër projektit të ri të ndarjes territoriale, që parashikon bashkimin e Bashkisë së Memaliajt me Bashkinë e Tepelenës. Kjo është protesta e dytë radhazi e organizuar nga qytetarët, të cilët shprehen kundër ndryshimeve të propozuara dhe kërkojnë që Memaliaj të ruajë statusin e tij si njësi vendore më vete. Protestuesit deklarojnë se bashkimi me Tepelenën do të dëmtojë përfaqësimin dhe zhvillimin e zonës, ndërsa i bëjnë thirrje qeverisë të rishqyrtojë projektin e ndarjes territoriale. Banorët kanë paralajmëruar se do të vijojnë protestat edhe në ditët në vijim, nëse kërkesat e tyre nuk merren në konsideratë.
Burimi:
sot.com.al