Radhë kilometrike në Pikën Kufitare të Morinit, fluks lëvizjesh për të hyrë në territorin e Kosovës
Radhë kilometrike në Pikën Kufitare të Morinit. Radha është krijuar në kahun për të hyrë në territorin e Kosovës. Siç raportohet pala kosovare po punon me procedurë standarde në kontrollin e automjeteve me targa të huaja Në këto ditë të para të gushtit shënohet numri më i lartë i ardhjes së diasporës në Kosovë. Radhët kanë arritur afër 10 kilometra, pritjet shkojnë deri në një orë për të kaluar përtej kufirit.
Burimi:
sot.com.al