Tentuan të manipulonin një divorc, dërgohen për gjykim avokatja dhe përkthyesi në Fier

Tentuan të manipulonin një divorc, dërgohen për gjykim avokatja dhe përkthyesi në Fier

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier, ka dërguar për gjykim një avokate dhe një përkthyese, të dyshuara për veprën penale të “Falsifikimit të dokumenteve” të kryer në bashkëpunim. Hetimet kanë zbuluar se rasti lidhet me përdorimin dhe paraqitjen e dokumenteve të dyshuara si të falsifikuara pranë Zyrës së Gjendjes Civile në Fier. Sipas hetimeve, veprimet janë kryer në disa raste dhe përmes shërbimit postar, duke synuar dhënien e efekteve ligjore një vendimi gjyqësor të pavërtetë. Prokuroria thekson se mbetet e angazhuar në garantimin e ligjshmërisë dhe integritetit të dokumentacionit zyrtar. NJOFTIMI I PROKURORISE FIER – Një avokate dhe një përkthyese, u dërguan në gjyq nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier, nën akuzë...