Tensionet para Kuvendit/ Avokati i Popullit: Policia ka goditur protestuesit

Tensionet para Kuvendit/ Avokati i Popullit: Policia ka goditur protestuesit

𝗥𝗲𝗮𝗴𝗶𝗺 𝗶 𝗔𝘃𝗼𝗸𝗮𝘁𝗶𝘁 𝘁𝗲̈ 𝗣𝗼𝗽𝘂𝗹𝗹𝗶𝘁 𝗽𝗲̈𝗿 𝗻𝗱𝗲̈𝗿𝗵𝘆𝗿𝗷𝗲𝗻 𝗲 𝗣𝗼𝗹𝗶𝗰𝗶𝘀𝗲̈ 𝗻𝗲̈ 𝗽𝗿𝗼𝘁𝗲𝘀𝘁𝗲̈𝗻 𝗽𝗲̈𝗿𝗽𝗮𝗿𝗮 𝗣𝗮𝗿𝗹𝗮𝗺𝗲𝗻𝘁𝗶𝘁: Avokati i Popullit shpreh shqetësimin e thellë lidhur me pamjet e bëra publike gjatë ndërhyrjes së Policisë në protestën përpara Parlamentit. Pamjet e shoqërimit të protestuesve ngrenë dyshime serioze për përdorim joproporcional të forcës dhe cenim të dinjitetit njerëzor. Avokati i Popullit u paraqit ditën e sotme në komisariat për të verifikuar në vend kushtet e ndalimit, trajtimin e personave të shoqëruar dhe respektimin e të drejtave të tyre procedurale. Aksesi i menjëhershëm iu lejua grupit tonë të monitorimit, por jo avokatëve të të ndaluarve. Institucioni ka nisur një hetim administrativ me iniciativë (ex-officio). Nga kqyrja paraprake e pamjeve filmike, konstatojmë pamje që tregojnë goditje fizike ndaj protestueve gjatë shoqërimit. Këto pamje...