Temperaturat deri në 40°C, IGJEO ngre alarmin: Rrezik i lartë zjarri në 8 qarqe

Temperaturat deri në 40°C, IGJEO ngre alarmin: Rrezik i lartë zjarri në 8 qarqe

Insituti i Gjeoshkencave njoftoi se sot e nesër pritet nivel rreziku i lartë zjarri në qarqet Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër dhe Korçë pritet nivel rrezik “i moderuar”. Sipas IGJEO-s, rreziku pritet të jetë më i lartë gjatë ditës së nesërme. IGJEO informoi se sot pasdite dhe nesër në qarkun Korçë priten reshje të dobëta të shoqëruara me shtrëngata lokale, ndërsa në qarqet Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje lokalisht të dobëta. Në qarqet e tjera nuk priten reshje. Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 25 / 38 °C; në vendet e ulëta: 22 / 40 °C; në vendet malore: 16 / 33 °C Era, sot pasdite dhe nesër...