“Të shtunën protestë kombëtare”/ Paralajmërojnë qytetarët: Nesër më shumë, të gjitha qytetet bashkohen në Tiranë
Sheshi përpara Kryeministrisë ka dëgjuar sot një tjetër thirrje të fuqishme që synon të ndezë edhe më shumë revoltën popullore në vend. Gjatë fjalës së saj përpara mijëra qytetarëve, një prej protestueseve ka shpallur organizimin e një proteste kombëtare që pritet të bllokojë kryeqytetin këtë të shtunë. Ajo kërkoi nga qytetarët që të mos rreshtin së zbrituri në rrugë, duke parashikuar një pjesëmarrje masive dhe mbarëkombëtare për fundjavën, ku të gjitha rrethet e Shqipërisë do të derdhen drejt Tiranës. “Nga ky shesh kërkojmë një Shqipëri të Re, prandaj nesër më shumë! Të shtunën të gjitha qytetet bashkohen në Tiranë! Në protestë kombëtare për të kërkuar dhe ndërtuar një Shqipëri të Re!” deklaroi ajo mes brohoritjeve të turmës së vendosur.
Burimi:
sot.com.al