“Të gjithë kërkojnë arrestimin e Ramës dhe Berishës”/ Analiza e “The Economist”:Protestat kanë nervozuar kryeministrin

“Të gjithë kërkojnë arrestimin e Ramës dhe Berishës”/ Analiza e “The Economist”:Protestat kanë nervozuar kryeministrin

Revista prestigjioze britanike The Economist i ka kushtuar një analizë protestave të fundit në Shqipëri, që prej 17 ditësh kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. ‘The Economist’ i përshkruan protestat si një lëvizje qytetare të nxitur nga kundërshtimi i një projekti luksoz turistik në zonën e Zvërnecit në Vlorë, por edhe nga pakënaqësia më e gjerë ndaj klasës politike. “Edi Rama u rizgjodh lehtësisht për një mandat të katërt si kryeministër i Shqipërisë. Megjithatë, ditët e fundit, ish-ylli i basketbollit, zakonisht me humor të mirë, është dukur gjithnjë e më nervoz. Çdo ditë që nga 31 maji, mijëra protestues janë shfaqur në rrugë për të kundërshtuar planet për zhvillime luksoze në plazhe që përfshijnë Jared Kushner, dhëndrin e Donald Trump”, thuhet në shkrimin e revistës,...