Të dënuar për trafik droge, plagosje, e armëmbajtje pa leje, në pranga 2 persona

Të dënuar për trafik droge, plagosje, e armëmbajtje pa leje, në pranga 2 persona

Dy persona kanë rënë në pranga të Policisë të shpallur në kërkim nga drejtësia italiane. Është arrestuar në Kavajë Saimir Dakoli, 48 vjeç, i dënuar nga Gjykata e Apelit në Venecia me 7 vjet e 4 muaj burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur 6 vjet, 4 muaj e 20 ditë burgim, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”. Personi tjetër i arrestuar është Elton Stafa, alias Elton Zani, alias Seit Stafa, alias Sadik Dervishi, alias Vladi Ymeri, alias Hasan Ymeri, 47 vjeç. Ai u kap në Durrës ndërsa është dënuar nga Gjykata e Apelit në Milano 5 vjet e 7 muaj burgim, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje”, “Mbajtja e sendeve të vjedhura” dhe “Mbajtja pa leje e armëve”....