Tatimet “godasin” turizmin në pikun e sezonit, bizneset denoncojnë bllokim të aktivitetit dhe dëme ekonomike
Në kulmin e sezonit turistik, kur bizneset duhet të jenë të përqendruara te pritja e pushuesve dhe ofrimi i shërbimit, Task Forca e Tatimeve zbarkon për kontrolle. Jo në një periudhë të qetë të vitit, por pikërisht në ditët më të ngarkuara të sezonit veror, kur komplekset, hotelet dhe plazhet janë plot me turistë. Në terren kanë dalë edhe në ditë pushimi inspektorët Besnik Dalliu, Elton Ndoci dhe Andi Hajdari, të cilët janë urdhëruar të kryejnë verifikime në subjektet e turizmit. Por, a është ky momenti i duhur? Bizneset thonë se edhe në rastet kur i gjithë dokumentacioni rezulton në rregull, u janë marrë kompjuterët, duke i lënë pa mjetin kryesor të punës. Si do të lëshohen faturat? Si do të regjistrohen shitjet? Kush do...
Burimi:
gijotina.com