Tatimet fshijnë 91.6 milionë euro detyrime, përfitojnë 105 mijë tatimpagues

Tatimet fshijnë 91.6 milionë euro detyrime, përfitojnë 105 mijë tatimpagues

Administrata Tatimore ka lajmëruar se ka mbyllur me sukses procesin automatik të fshirjes/shuarjes pa kusht të detyrimeve tatimore të papaguara për kategoritë e parashikuara në ligj. Tatimet thonë se nga ky proces kanë përfituar 105,409 tatimpagues, ndërsa vlera totale e detyrimeve të fshira/shuara arrin në rreth 91.6 milionë euro. “105,409 tatimpagues kanë përfituar nga ky proces, duke iu fshirë/shuar detyrime në vlerën prej 91.6 milionë euro, nga të cilat: – 70.5 milionë euro gjoba administrative të vendosura nga inspektorët tatimorë për detyrime të papaguara që lidhen me periudha tatimore deri më 31 dhjetor 2014 dhe me datë kontabilizimi deri më 31.12.2024, për 13,667 tatimpagues përfitues. – 21.1 milionë euro gjoba të tjera administrative, përfshirë gjobat për dorëzim të vonuar të deklaratave, që lidhen me periudha...