Tare kontratë qiraje me vartësen e Ballukut në maj 2022, SPAK: Ish-zvkryeministrja e përdori vilën që nga qershori 2019
Kontrata e qirasë që Igli Tare ka lidhur me Joana Bushin, vartëse dhe ish shefe e kabinetit të Belinda Ballukut, “është fiktive dhe është bërë për të humbur gjurmët e poseduesit real të kësaj pasurie” që për SPAK është pikërisht ish zvkryeministrja. Nga dosja hetimore rezulton se kontrata e qirasë, e cila nuk është lidhur përpara një noteri, mban datën 25 maj 2022, dhe niste më 1 qershor 2022 me kohëzgjatje 2 vjeçare, për një pagesë prej 450 euro në muaj. Dy vjet më pas kontrata amendohet duke rritur qiranë muajore në 600 euro. Sipas SPAK, Balluku rezulton ta ketë përdorur në mënyrë të rregullt që nga viti 2019, kur vilat kanë nisur t’u dorëzohen personave të besuar. Ne telefonin e Viola Haxhiademit, hetuesit kanë...
Burimi:
sot.com.al