Sulmi me thikë ndaj Denis Bajrit në burgun e Fierit, sekuestrohen pamjet e kamerave! Çfarë po hetohet
Prokuroria ka zgjeruar hetimet pas sulmit me thikë ndaj Denis Bajrit në ambientet e burgut të Fierit. Në kuadër të hetimit, janë sekuestruar librat e hyrje-daljeve të institucionit, ndërsa në fokus janë takimet e Denis Bajrit, Aldo Gjinit dhe Jurgen Zotos gjatë muajve të fundit. Paralelisht, janë marrë edhe pamjet e kamerave të sigurisë së burgut të Fierit, për të verifikuar lëvizjet e palëve, si dhe veprimet e zyrtarëve dhe efektivëve të planifikuar për garantimin e sigurisë në regjimin e brendshëm. Jurgen Zoto, në praninë e Aldo Gjinit, sulmoi Denis Bajrin me një thikë të improvizuar. Gjatë përleshjes, Bajri dhe Zoto morën dëmtime në trup dhe të dy u transportuan për ndihmë mjekësore në spital. Pas ngjarjes, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve po analizon të...
Burimi:
sot.com.al