“Sulmi kriminal, turp alla shqiptarçe”, Rama: Kërkuam ndihmën e Google, bizneseve po u kthehen yjet e merituar

“Sulmi kriminal, turp alla shqiptarçe”, Rama: Kërkuam ndihmën e Google, bizneseve po u kthehen yjet e merituar

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me vlerësimet negative të publikuara në platformat online për një sërë hotelesh, bujtinash dhe restorantesh, duke e cilësuar situatën si një “sulm të organizuar” ndaj sipërmarrjeve shqiptare. Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se autoritetet shqiptare i janë drejtuar Google për ndihmë, me qëllim rikthimin e vlerësimeve të bizneseve që, sipas tij, janë dëmtuar nga një fushatë e koordinuar. Sipas kryeministrit, rreth 10 mijë llogari të hapura enkas kanë organizuar dhe orkestruar një sulm ndaj bizneseve turistike, duke u hequr atyre vlerësimet pozitive të fituara nga klientët. Kryeministri shton se Policia e Shtetit po vijon hetimet për atë që e konsideron një skemë kriminale, ndërsa, sipas tij, me ndihmën e Google, faqet e bizneseve po rikuperojnë gradualisht...