Stuhi të forta pritet të përfshijnë vendin në fundjavë, ja zonat më të rrezikuara
Shqipëria pritet të përballet të premten me stuhi të shkurtra, por me intensitet të lartë, të shoqëruara me reshje të dendura shiu dhe erëra të forta. Paralajmërimi është bërë nga meteorologia Tanja Porja, e cila tha se fenomenet atmosferike mund të prekin pothuajse të gjithë territorin e vendit. Sipas saj, bëhet fjalë për celula stuhish që zhvillohen në mënyrë të lokalizuar, ndaj është e vështirë të parashikohet me saktësi se cilat zona do të goditen më fort. Megjithatë, rreziku konsiderohet i lartë në zonat qendrore dhe juglindore të vendit. Ndër qarqet dhe qytetet që mund të përjetojnë aktivitetin më intensiv atmosferik përmenden Tirana, Durrësi, Fushë-Kruja, Elbasani, Librazhdi, Pogradeci, Korça, Erseka, Devolli, si edhe Përmeti e Gjirokastra. Porja sqaroi se, megjithëse stuhitë do të zgjasin pak,...
Burimi:
gijotina.com