Studimi: Rinia në Shqipëri e vendet e tjera të Ballkanit po dezinformohen

Studimi: Rinia në Shqipëri e vendet e tjera të Ballkanit po dezinformohen

Një studim i ri i publikuar në qershor 2026, nga British Council, analizon mënyrën se si të rinjtë në vendet e Ballkanit Perëndimor aksesojnë informacionin, vlerësojnë besueshmërinë dhe përballen me dezinformimin në jetën e tyre të përditshme digjitale. Studimi përfshin të rinj të moshës 18–30 vjeç nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, duke synuar të kuptojë më mirë sjelljet e tyre informuese në një mjedis ku informacioni është gjithnjë e më i bollshëm, por shpesh i vështirë për t’u verifikuar. Sipas gjetjeve kryesore, të rinjtë në rajon përshkruajnë një hapësirë informacioni të karakterizuar nga një volum i lartë përmbajtjesh dhe vëmendje e fragmentuar. Në vend të verifikimit të plotë të burimeve, ata shpesh mbështeten në “shenja besueshmërie”...