Stafi i një resorti në Golem dhunon me sende të forta 5 turistë turq! Arrestohen nga policia

Stafi i një resorti në Golem dhunon me sende të forta 5 turistë turq! Arrestohen nga policia

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Golem në mesin e sezonit turistik, ku 5 turistë turq janë dhunuar nga stafi i Diamma Resort. Sipas burimeve, turistët kanë qenë duke konsumuar ushqim dhe pije në ambientet e lokalit, kur mes tyre dhe personelit ka nisur një debat, pasi punonjësit u kanë kërkuar të mos bëjnë zhurmë. Sherri ka degraduar deri në dhunë fizike dhe përdorimin e sendeve të forta. Fillimisht, ka qenë menaxheri i resortit David Kondo dhe një punonjës i plazhit Eluert Qose që me sende të forta kanë dhunuar fillimisht dy prej turistëve turq. Të dy janë vënë në pranga dhe akuzohen për “Plagosja e rendë me dashje”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prishja e qetësisë publike”, Ndërkohë ka nisur hetimi në gjendje të...