Spiropali tjetër mesazh Ramës për të pastruar partinë nga virusi “Balluku”:Lumi ndryshon rrjedhën, por jo destinacionin

Spiropali tjetër mesazh Ramës për të pastruar partinë nga virusi “Balluku”:Lumi ndryshon rrjedhën, por jo destinacionin

Trazira të reja dhe tensione pa kthim duket se kanë mbërthyer Partinë Socialiste. Deputetja dhe ish-ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali, ka lëshuar dje një tjetër mesazh me nëntekst të fortë politik drejtuar kryeministrit Edi Rama, i maskuar pas një kartoline idilike pushimesh verore. Teksa ka postuar në rrjetet sociale një foto të vajzës së saj buzë bregut të një lumi për të njoftuar nisjen e gushtit, Spiropali ka shpërthyer me një frazë filozofike që po dridh prapaskenat e mazhorancës: “Gusht të bukur! Mëso nga lumi; pengesat mund ta detyrojnë të ndryshojë rrjedhën, por kurrë destinacionin”, shkruan ish-ministrja Elisa Spiropali Metafora e “lumit” dhe lufta ndaj virusit “Balluku” Por në rrethet politike dhe prapaskenat e kampit rozë, kjo gjuha e simboleve po interpretohet si një thirrje...