SPAK mbyll hetimet për vrasjen e Besnik Hidës, dërgon në gjykatë Ardjan Ahmetajn; kërkon pushimin e çështjes për…
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet për vrasjen e tregtarit të makinave Besnik Hida në Lushnjë dhe ka dërguar çështjen për gjykim. SPAK ka kërkuar gjykimin e Ardjan Ahmetajt si bashkëpunëtor në vrasjen e 40-vjeçarit, ndërsa për Laert Haxhiun dhe Orgest Bilbilin ka kërkuar pushimin e çështjes për shkak të pamjaftueshmërisë së provave. Ardjan Ahmetaj u arrestua vitin e kaluar në Greqi, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Më herët, në vitin 2023, Gjykata e Fierit kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg” për veprat penale “vrasje me dashje, kryer në bashkëpunim” dhe “mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve”. Sipas hetimeve, Ahmetaj dyshohet se, në bashkëpunim me Laert Haxhiun, i konsideruar si kreu i...
Burimi:
sot.com.al