SPAK aksion me Antimafian e Barit, goditet grupi i Igli Kamberit, 15 masa sigurie, 11 prej anëtarëve shqiptarë…
Prokuroria e Posaçme (SPAK) dhe Drejtoria Distriktuale Antimafia e Barit zhvilluan një aksion të përbashkët ndaj një grupi të strukturuar kriminal, të përshirë në pastrim parash, vrasje dhe trafikim ndërkombëtar droge. Siç komunikoi kryeprokurori, Klodjan Braho dje në konferencën e përbashkët me autoritetet italiane, operacioni u realizua me një ekip të përbashkët me mbështetjen e Eurojust, ndërsa indicia u mor nga hetimet për vrasjen e parukierit italian 26-vjeçar Francesco Diviesti, ngjarje që ndodhi në prill të vitit të kaluar. SPAK bëri me dije se hetimet për vrasjen zbuluan ekzistencën e një grupi të strukturuar kriminal të drejtuar nga Igli Kamberi, të përfshirë në pastrim parash nga Italia në Shqipëri si dhe në trafikim droge. Sakaq, në kuadër të aksionit Gjykata e Posaçme lëshoi 10 masa...
Burimi:
sot.com.al