Socialistët mbledhin Parlamentin në 27 korrik, priten surpriza me kabinetin dhe votimi i disa ligjeve
Seanca plenare e djeshme në Kuvend u zhvillua pa praninë e deputetëve të Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë, të cilët vijojnë bojkotin parlamentar. Mungesa e opozitës solli anulimin e interpelancës së planifikuar mes deputetes demokrate Jorida Tabaku dhe ministrit të Financave, ndërsa diskutimet u dominuan nga deputetët e mazhorancës. Gjatë zhvillimeve të seancës, kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, u ka kërkuar deputetëve të Partisë Socialiste që të mos largohen nga Tirana edhe pas përfundimit të sesionit parlamentar. Sipas burimeve, nuk përjashtohet mundësia e zhvillimit të një seance të posaçme më 27 korrik, datë që nuk ishte parashikuar në kalendarin zyrtar të punimeve të Kuvendit. Kjo porosi ka ngritur pikëpyetje brenda mazhorancës për arsyet e një vendimi të tillë. Një prej mundësive që...
Burimi:
sot.com.al