Xhaka shënon në Botëror, Zvicra shkatërron Bosnjën me “poker” golash
Zvicra ka regjistruar një fitore bindëse 4-1 ndaj Bosnjë-Hercegovinës, në një ndeshje që u vendos plotësisht në pjesën e dytë dhe u vulos nga goli me penallti i kapitenit Granit Xhaka. Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola, me të dyja skuadrat që nuk arritën të konkretizonin rastet e krijuara. Ndryshe ndodhi pas pushimit, kur helvetët rritën ndjeshëm ritmin e lojës. Zvicra zhbllokoi sfidën në minutën e 75-të me Manzambin, i cili kishte hyrë nga stoli. Sulmuesi rezultoi vendimtar edhe më pas, ndërsa Vargas dyfishoi avantazhin për skuadrën zvicerane. Në minutën e 90-të, Manzambi realizoi golin e dytë personal, duke e çuar rezultatin në 3-0. Boshnjakët reaguan me Mahmic, i cili ngushtoi diferencën, por goli i tij shërbeu vetëm për statistikë. Në minutat...
Burimi:
javanews.al