Vetëm 9 për 100 mijë banorë? Shqipëria ndër të fundit në Europë për numrin e gjyqtarëve
Pavarësisht reformës së thellë në drejtësi dhe procesit disa vjeçar të rivlerësimit të magjistratëve, Shqipëria vijon të ketë një nga numrat më të ulët të gjyqtarëve në raport me popullsinë në Europë. Sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2024, të përpunuara nga “Monitor”, Shqipëria kishte vetëm 9.66 gjyqtarë profesionistë për çdo 100 mijë banorë. Për vendin tonë, Eurostat raporton numrin total të gjyqtarëve, ndërsa raporti për 100 mijë banorë është përllogaritur nga redaksia. Ky nivel është rreth 39% më i ulët se mesatarja e Bashkimit Europian, e cila në vitin 2024 ishte 15.7 gjyqtarë profesionistë për 100 mijë banorë. Nga 32 vende europiane dhe të rajonit për të cilat ka të dhëna, Shqipëria renditet e nënta nga fundi për numrin e gjyqtarëve në raport...
Burimi:
javanews.al