Vendi vijon të preket nga temperaturat e larta, reshje të dobëta shiu në zonat malore dhe juglindje
Vendi ynë do të ndikohet këtë të shtunë nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë mot kryesisht të kthjellët dhe temperatura tipike të stinës. Sipas parashikimit meteorologjik, gjatë ditës priten kthjellime të alternuara me vranësira mesatare, të cilat do të jenë më të theksuara në orët e mesditës dhe pasdites në zonat malore të lindjes dhe juglindjes së vendit. Reshjet e shiut parashikohen të jenë të dobëta, afatshkurtra dhe lokale, kryesisht në formë pikash në lindje dhe jug të vendit. Në zonat malore mund të ketë herë pas here shtrëngata të izoluara dhe me kohëzgjatje të shkurtër. Pjesa më e madhe e territorit do të mbetet pa reshje, ndërsa pas orëve të pasdites pritet ndërprerja e tyre. Era do të fryjë me drejtim kryesor nga...
Burimi:
javanews.al