“Travel and Tour World”: Plazhe magjike dhe aventura pa fund. Shqipëria, destinacioni i vitit 2026

“Travel and Tour World”: Plazhe magjike dhe aventura pa fund. Shqipëria, destinacioni i vitit 2026

Shqipëria po shndërrohet në një nga destinacionet më tërheqëse të Europës, falë bukurive natyrore, kulturës së pasur dhe mikpritjes së ngrohtë. Me rivierën e saj mahnitëse, Alpet e egra dhe kryeqytetin plot gjallëri, vendi ofron një përvojë të plotë për çdo vizitor. Në një shkrim të “Travel and Tour World”, Tirana është zemra e gjallë e vendit, ku arkitektura e larmishme, muzetë si Bunk’Art dhe arti i rrugës ndërthuren me atmosferën e kafeneve moderne. Nga këtu, udhëtari ka akses të lehtë drejt maleve dhe parqeve përreth. Riviera Shqiptare mbetet një perlë e Adriatikut dhe Jonit, me plazhe të kristalta si Ksamil, Jale e Gjipe, si dhe monumente historike si Kalaja e Porto Palermos dhe Parku Kombëtar i Butrintit. Aktivitetet si kajaku, zhytja dhe ecjet në...