Tekste shkollore falas për diasporën/ Qeveria financon librat shqip, nis shpërndarja në 15 vende

Tekste shkollore falas për diasporën/ Qeveria financon librat shqip, nis shpërndarja në 15 vende

Në 15 shtete ku ka shqiptarë ka nisur shpërndarja e teksteve falas për të mbështetur mësimin e gjuhës dhe kulturës shqipe për fëmijët jashtë vendit. Për vitin shkollor 2026-2027 qeveria ka financuar mbi 5800 paketa mësimore me rreth 17 mijë libra. Ministrja e Arsimit tha se për herë të parë dërgohet Niveli III i Gjuhës Shqipe dhe Kulturës Shqiptare duke plotësuar ciklin e teksteve për mësimin e shqipes në Diasporë. “Për vitin shkollor 2026-2027 për diasporën nxjerrim edhe nivelin e tretë të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare. Kemi nivelin e parë, të dytë dhe të tretë dhe duhet të theksoj që të gjitha këto shpërndahen falas për fëmijët dhe mësuesit tanë në diasporë. Puna për shpërndarjen e librave është 1-vjeçare përgatitore. Që nga hartimi, përgatitja,...