“S’ka më temperatura ekstreme, freskohet moti”, kushtet atmosferike për ditët në vijim
Pas temperaturave përvëluese të ditëve të fundit, moti në Shqipëri pritet të pësojë një freskim të ndjeshëm duke nisur nga dita e mërkurë. Meteorologia Tanja Porja, në një lidhje për emisionin “Dita Jonë” në A2CNN, tha se sot do të mbizotërojë mot i kthjellët me temperatura shumë të larta, por në vijim termometri do të shënojë ulje graduale. “Diell dhe temperatura të larta gjatë ditës së sotme. Vranësiat do të jenë krejt të lehta dhe kalimtare deri vonë pas dite kur presim fuqizim të vranësirave dhe prezencë e rreshjeve krejt të pakta dhe afatshkurtra në zonat kufitare në veri të territorit shqiptar. Ndërkohë nesër dhe në vijim presim freskim të ndjeshëm të kushteve të motit. Që nga mesdita e nesërme termometri zbret me 4-5 gradë....
Burimi:
javanews.al