Siguria ushqimore, dyfishohen procedimet/ Ekspertët: Sfidë, kushtet higjeno-sanitare dhe gjurmueshmëria

Siguria ushqimore, dyfishohen procedimet/ Ekspertët: Sfidë, kushtet higjeno-sanitare dhe gjurmueshmëria

“Teksa siguria ushqimore mbetet një nga sfidat kryesore për integrimin e vendit në Bashkimin Europian, ajo që vihet re në vendin tonë është rritja e numrit të të pandehurve për çështje që lidhen me sigurinë ushqimore”, raporton gazetarja e Tv Klan, Erikleda Dorezi. Të dhënat e Prokurorisë për vitin 2025, në raportin e dorëzuar në Kuvend, flasin për 44 procedime dhe 15 të pandehur. Kjo përbën një rritje prej 2,2 herë për procedimet dhe 2,5 herë për të pandehurit krahasuar me vitin 2024. Ekspertët e konsiderojnë këtë fakt pozitiv, pasi tregon një rritje të kontrolleve që lidhen me sigurinë ushqimore. “Do ta gjykoja pozitivisht, sepse do të thotë se kemi rritur kontrollet ndaj subjekteve që shkelin ligjin dhe prandaj kemi numër më të madh padish....