Shqiptarët e Kosovës zgjedhin Shëngjinin, turistët u rritën me 5 për qind këtë vit

Shqiptarët e Kosovës zgjedhin Shëngjinin, turistët u rritën me 5 për qind këtë vit

Shëngjini vijon të mbetet një nga destinacionet më të preferuara për pushuesit nga Kosova, të cilët edhe këtë sezon veror kanë zgjedhur bregdetin e Lezhës për të kaluar pushimet. Plazhet, mikpritja, infrastruktura e përmirësuar dhe afërsia me Kosovën janë disa nga arsyet që i bëjnë ata të rikthehen vit pas viti. Operatorët turistikë thonë se sezoni po zhvillohet me ritme pozitive, ndërsa pjesa më e madhe e rezervimeve vijon të vijë nga pushuesit e Kosovës, të cilët mbeten grupi më i madh i vizitorëve në këtë zonë. Edhe pushuesit nga Kosova shprehen se Shëngjini është destinacioni i tyre i preferuar veror. Ata vlerësojnë pastërtinë e plazheve, atmosferën familjare, shërbimin dhe mundësitë e shumta për të kaluar pushime të qeta pranë detit. Shifrat e muajit korrik...