Shqipëria përfshihet nga mot i nxehtë, termometri deri në 39 gradë! Ja qytetet më të nxehta për ditën e nesërme

Shqipëria përfshihet nga mot i nxehtë, termometri deri në 39 gradë! Ja qytetet më të nxehta për ditën e nesërme

Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin deri në mesditë. Prej orëve mesditës deri pasdite mot me kthjellime e vranësira të pakta deri mesatare përqendruar në relievet e larta kodrinore malore, pas orëve të pasdites mot i kthjellët në të gjithë vendin. Mot i nxehtë. Reshje të izoluara shiu në formë pikash në majat e maleve në juglindje kryesisht në orët e nxehta të mesditës. Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 39 gradë celcius, ndërsa ato minimale në 20 gradë celcius. Temperaturat më të larta pritet të arrijnë në qytetin e Shkodrës dhe atë Elbasanit. Era do të fryjë me drejtim kryesor verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s,...