“Shqipëri e re”/ Protesta e 14-të në kryeqytet, nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”
Ka nisur grumbullimi i qytetarëve për zhvillimin e protestës së 14-të në radhë. Qytetarët kanë nisur grumbullimin në sheshin “Skënderbej” dhe më pas do të marshojnë drejt Kryeministrisë.Ditën e sotme pritet një numër më i madh protestuesish, pasi është thirrur për herë të dytë protestë kombëtare. Si zakonisht, pas qëndrimit para Kryeministrisë, protestuesit pritet të marshojnë nëpër rrugët e qytetit, siç kanë bërë edhe ditët e kaluara.
Burimi:
javanews.al