Shoku i tij Martin Cani humbi jetën nga sulmi me thikë, flet babai i Luis Meçes: Djali im nuk e ka kaluar ende traumën

Shoku i tij Martin Cani humbi jetën nga sulmi me thikë, flet babai i Luis Meçes: Djali im nuk e ka kaluar ende traumën

Fiqiri Meçe, babai i Luis Meçes, 14-vjeçarit që mbeti i plagosur rëndë me thikë në ngjarjen tragjike pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë në nëntor 2024, ku humbi jetën edhe shoku i tij Martin Cani, ka rrëfyer vështirësitë që familja po përjeton edhe sot. I ftuar në studion e emisionit “Në Kohë Reale” në RTSH, ai tha se Luisi është rikthyer në futboll dhe fizikisht është në gjendje të mirë, por ende vuan pasojat psikologjike të traumës. Ai theksoi se e gjithë familja ka kaluar një periudhë tepër të vështirë, ndërsa shtoi se ndihma e shpejtë mjekësore që Luisi mori fillimisht në poliklinikë ishte vendimtare. “Luisi vazhdon me futbollin por akoma nuk e kam marrë veten nga trauma që ka kaluar në spitale, në gjyqe...