Revista spanjolle: Shqipëria në qendër të udhëtimit magjepsës në Ballkan

Revista spanjolle: Shqipëria në qendër të udhëtimit magjepsës në Ballkan

Ballkani po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një nga destinacionet turistike më të kërkuara në Evropë, duke tërhequr këtë vit një vëmendje të jashtëzakonshme nga vizitorët ndërkombëtarë, shkruan Pablo Sanchez-Montanes në një artikull të botuar në revistën spanjolle “La Vanguardia”. Shqipëria, Mali i Zi, Kroacia dhe Bosnjë-Hercegovina po dallohen si pika kyçe të këtij itinerari të ri turistik, falë kombinimit të peizazheve natyrore, trashëgimisë kulturore dhe zhvillimit të ofertës turistike, që po e pozicionon rajonin si një alternativë gjithnjë e më konkurruese kundrejt destinacioneve tradicionale mesdhetare. Një nga itineraret më të kërkuara turistike në Evropën Juglindore përfshin Shqipërinë, Malin e Zi, Kroacinë dhe Bosnjë-Hercegovinën, duke ofruar një udhëtim unik mes bregdetit Adriatik, qyteteve historike dhe peizazheve malore mbresëlënëse. Ajo ë vihet re është kombinimi...