‘Respektuam ligjin’, Burgjet japin detaje për nënën dhe foshnjën 11-muajshe në Pojskë

‘Respektuam ligjin’, Burgjet japin detaje për nënën dhe foshnjën 11-muajshe në Pojskë

Drejtoria e Burgjeve ka reaguar në lidhje me rastin e nënës 34-vjeçare dhe foshnjës së saj që ndodhen në burgun e Pojskë. “Në zbatim të legjislacionit në fuqi, që garanton mbrojtjen e të drejtave të nënave të privuara nga liria dhe interesin më të mirë të fëmijës, në IEVP Pojskë është akomoduar e dënuara me inicialet D. S., e dënuar me 2 (dy) muaj burgim, së bashku me foshnjën e saj 11-muajshe. Gjatë procedurave të pranimit në institucion, shtetasja me inicialet D. S. ushtroi të drejtën e parashikuar nga Ligji nr. 81/2020 “Për të Drejtat dhe Trajtimin e të Dënuarve me Burgim dhe të Paraburgosurve” dhe Rregullorja e Përgjithshme e Burgjeve, për të mbajtur pranë saj fëmijën nën moshën 3 vjeç. Pas përfundimit të procedurave...