Regjistrimet për klasat e para dhe të dhjeta, Zyra Arsimore Tiranë: Afat deri më 31 korrik! Pranimet do bëhen sipas vendbanimit
Regjistrimi i fëmijëve në klasë të parë dhe të 10 për vitin e ri shkollor ka nisur më datën 6 korrik dhe do të mbyllet në fund të këtij muaji. Prindërit nuk kanë humbur kohë dhe kanë nisur aplikimet. Si vitin e kaluar, edhe këtë vit atyre nuk u lejohet të ndërhyjnë për të zgjedhur shkollën apo mësuesin e preferuar, por janë të detyruar të regjistrojnë fëmijën në institucionin shkollor që u cakton sistemi. “Këto regjistrime kanë rezultuar të jenë në nivele të larta dhe sistemi nuk ka shfaqur problematika, edhe pse mund të themi se prindërit kanë qenë shumë të informuar për mënyrën e regjistrimit dhe aplikimit në portalin e-Albania”. Drejtoresha e Zyrës Vendore Arsimore në Tiranë, Ermira Milori, sqaron se pasi përfundon aplikimi...
Burimi:
javanews.al