“Plazhe të kristalta, fshatra historike dhe rrënoja antike”, revista prestigjioze sjell Shqipërinë në fokusin e turizmit botëror

“Plazhe të kristalta, fshatra historike dhe rrënoja antike”, revista prestigjioze sjell Shqipërinë në fokusin e turizmit botëror

Riviera Shqiptare po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje nga mediat ndërkombëtare të turizmit. Revista prestigjioze amerikane “Travel + Leisure” ka botuar një reportazh të shkrimtares Ada Calhoun, e cila e përshkruan bregdetin shqiptar si një nga destinacionet më të bukura dhe ende të pazbuluara të Evropës, duke e cilësuar si një alternativë të përballueshme ndaj Côte d’Azur në Francë. Autorja rrëfen përvojën e saj gjatë një udhëtimi njëjavor në Himarë, ku mbeti e impresionuar nga peizazhet natyrore, mikpritja shqiptare dhe qetësia që ofron zona jashtë sezonit turistik. “Plazhi i Livadhit është një nga më të bukurit në rivierë, me guralecë të bardhë, ujëra të kthjellëta dhe kodra të mbuluara me ullinj,” shkruan Calhoun. Ajo përshkruan gjithashtu rrugën panoramike përmes Qafës së Llogorasë si spektakolare,...