Parashikimi i motit/ Kthjellime në të gjithë vendin, ja sa do shënojë termometri sot

Parashikimi i motit/ Kthjellime në të gjithë vendin, ja sa do shënojë termometri sot

Ditën e sotme (16 korrik), vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta, duke sjellë mot kryesisht të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit. Sipas parashikimit meteorologjik, përgjatë zonave malore në veri dhe lindje do të ketë vranësira të pakta, herë pas here deri mesatare dhe kalimtare. Në këto zona, kryesisht në veri dhe verilindje, priten reshje të dobëta shiu në formën e pikave. Era do të fryjë nga veriperëndimi dhe perëndimi me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s, ndërsa në bregdetin jugor herë pas here do të forcohet deri në 14 m/s. Në det, valëzimi parashikohet të jetë i ulët, me forcë 1-2 ballë.