Nis shpërndarja e teksteve mësimore falas për Diasporën, Kumbaro: Për herë të parë dërgohet Niveli III i Gjuhës Shqipe dhe Kulturës Shqiptare
Ka nisur shpërndarja e teksteve mësimore për Diasporën për vitin shkollor 2026–2027. Këtë vit, me financim të qeverisë shqiptare, do të shpërndahen mbi 5.800 paketa mësimore. Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, ndoqi nga afër nisjen e këtij procesi në Qendrën e Botimeve për Diasporën, ku ndau edhe risinë kryesore të këtij viti, duke theksuar se për herë të parë do të shpërndahet Niveli III i tekstit “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare”, duke plotësuar ciklin e teksteve për mësimin e gjuhës shqipe në diasporë. “Për vitin shkollor 2026-2027 për diasporën nxjerrim edhe nivelin e tretë të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare. Kemi nivelin e parë, të dytë dhe të tretë dhe duhet të theksoj që të gjitha këto shpërndahen falas për fëmijët dhe mësuesit tanë në...
Burimi:
javanews.al