Nga Tirana te zonat e thella, harta e ndërtimeve pa leje që presin legalizimin

Nga Tirana te zonat e thella, harta e ndërtimeve pa leje që presin legalizimin

Qasje e re në katër drejtime, duke iu dhënë më shumë fuqi bashkive në territorin e tyre. Është kjo formula e re që propozohet të përdoret prej vjeshtës, për t’i dhënë një tjetër hov procesit të legalizimeve të ndërtimeve në vend. Janë 237 mijë e 884 prona, pjesa më e madhe banesa, ndjekur nga njësitë socio-ekonomike dhe ato të kombinuara që pritet të marrin një certifikatë. “Ligji i legalizimeve është përdorur si një kalë beteje në fushata elektorale. Ideja e marrjes së një certifikate e leje legalizim i është tundur votuesit shqiptar para syve siç gjuetari përdor karremin për prenë e tij”, thotë për A2 CNN Myrshit Vorpsi, kryetar i shoqatës, “Pronësi me Drejtësi”. Dokumenti është në fazën përfundimtare të përgatitjes për të nisur konsultimin...