Nga qytetet e UNESCO-s te plazhet e Jonit, media italiane zbulon 15 mrekullitë e Shqipërisë
Nga qytetet antike dhe fshatrat karakteristike prej guri, te malet madhështore dhe ujërat e kristalta të Rivierës, Shqipëria po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një nga destinacionet më tërheqëse turistike në Evropë. Kur është koha më e mirë për ta vizituar, si të lëvizni dhe cilat janë vendet që nuk duhen humbur? Përgjigjet i sjell media italiane “Idealista”, e cila e përshkruan vendin si një destinacion ku historia, natyra dhe deti ndërthuren në mënyrë të përkryer. “Në Shqipëri, amfiteatrot romake shfaqen mes ndërtesave moderne, fshatrat prej guri mbikëqyrin malet e thepisura, ndërsa xhamitë dhe kishat ndajnë të njëjtën lagje në harmoni të plotë”, shkruan media italiane. Sipas saj, brenda pak orësh mund të kalosh nga brigjet e Adriatikut në ato të Jonit, nga teleferiku që...
Burimi:
javanews.al