Nga pandemia te rënia, pse shqiptarët po tërhiqen nga platformat online të punës

Nga pandemia te rënia, pse shqiptarët po tërhiqen nga platformat online të punës

Shqipëria po përballet me një tkurrje të ndjeshme të punonjësve në platformat online. Sipas raportit të fundit rajonal “Gigmetar” për vitin 2025, Shqipëria rezulton vendi me rënien më të madhe të numrit të punëtorëve freelance (profesionistë të lirë online) në platformat upwork, Freelance, Guru etj, nga të gjitha vendet e Rajonit të Europës Juglindore. Ndërkohë që rajoni në tërësi ka pësuar një tkurrje të lehtë prej 0.7% nga korriku 2024 në maj 2025, Shqipëria regjistron rënien me të madhe prej 5.3% të numrit total të punëtorëve aktivë në platformat kryesore. Ky trend është veçanërisht i dukshëm në platformën Upwork, ku numri i shqiptarëve të angazhuar u ul me 7.5%, dhe në Freelancer, ku ndryshe nga vendet e tjera të rajonit që patën rritje, Shqipëria shënoi...