Moti përvëlues pushton Shqipërinë, 41 gradë në ditët e ardhshme, sinoptikania zbulon kur rikthehen reshjet
Moti gjatë fundjavës do të karakterizohet nga kthjellime dhe temperatura të larta, me vlerat maksimale që pritet të arrijnë deri në 41 gradë Celsius. Situata do të vijojë e qëndrueshme edhe në fillim të javës, me mot të kthjellët dhe temperatura të larta. Megjithatë, nga mesi i javës pritet një ndryshim i kushteve atmosferike, me shtim të vranësirave, reshje shiu me intensitet të ulët dhe shtrëngata afatshkurtra të shoqëruara me shkarkesa elektrike. “Pozicionimi i zonës me presion atmosferik të lartë mbi Europë dhe forcimi i anticikloneve afrikanë dhe atij të Azoreve kanë bërë që të kemi mot të nxehtë dhe ditë të plota me diell. Në fundjavë vendi do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme me mot të kthjellët dhe diell, por nuk do...
Burimi:
javanews.al