Mot sot i paqëndrueshëm, priten shtrëngata në të gjitha qarqet e vendit
Ditën e shtunë (14 maj) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira, kryesisht në qendër dhe në jug të vendit. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, gjatë pasdites, në të gjitha qarqet priten shtrëngata. Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 14 / 20 °C, në vendet e ulëta: 13 / 20 °C dhe në vendet malore: 7 / 17 °C Era pritet të jetë mesatare deri e fortë kryesisht në bregdet dhe zonat e ulëta.
Burimi:
javanews.al