Mot i paqëndrueshëm gjatë kësaj jave. Të premten rikthehen reshjet, në fundjavë mot me diell

Mot i paqëndrueshëm gjatë kësaj jave. Të premten rikthehen reshjet, në fundjavë mot me diell

Java ka nisur e nxehtë dhe me temperatura të larta, por nga kjo e mërkurë parashikohen rënie të temperaturave me disa gradë Celsius. Nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, sinoptikanët parashikojnë përmirësim të kushteve të motit për këtë mesjavë, por të premten vendi do të përfshihet përsëri nga vranësira dhe reshje shiu. “Nga dita e sotme ne presim një rënie të temperaturave, ku termometri gjatë ditës së sotme nuk pritet që t’i kalojë 35°C në zonat e ulëta. Për ditën e enjte ne presim një përmirësim të kushteve meteorologjike. Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të territorit, e vranësirat pritet të jenë fare të pakta, kalimtare në orët e mesditës dhe pasdites. Dita e premte do të sjellë përsëri...