Moratoriumi i peshkimit jep rezultate në liqenin e Kukësit, kërkohet respektimi i rregullave

Moratoriumi i peshkimit jep rezultate në liqenin e Kukësit, kërkohet respektimi i rregullave

Për ruajtjen dhe përmirësimin e rezervës peshkore në liqenin e Kukësit, është shumë i rëndësishëm respektimi i periudhës së riprodhimit, gjatë së cilës ndalohet në mënyrë kategorike gjuetia e peshkut. Bëhet fjalë për periudhën 25 prill – 25 maj, por për kryetarin e Organizatës për Mbrojtjen e Peshkut, Beqir Iseberi, është po aq e rëndësishme që të respektohen rregullat e peshkimit me rrjeta edhe pas përfundimit të kësaj periudhe. Sipas tij, pjesa më e madhe e peshkatarëve e kanë respektuar ndalimin e peshkimit gjatë kësaj kohe. Këtë vit, shtimin e peshkut e ka favorizuar niveli i ujit në liqenin e Kukësit, i cili ka qenë në kuotat maksimale, duke krijuar kushte optimale për lëshimin e vezëve dhe riprodhimin e peshkut. Shumë shpejt, liqeni i Kukësit...