Mijëra dosje të grumbulluara në bodrumet e Gjykatës së Apelit, një qytetari i duhen 12 vite për një vendim

Mijëra dosje të grumbulluara në bodrumet e Gjykatës së Apelit, një qytetari i duhen 12 vite për një vendim

Një qytetari shqiptar i duhen mesatarisht 12 vite për të përfunduar një proces gjyqësor në të gjitha shkallët e sistemit të drejtësisë. Ndërkohë, rreth 150 mijë dosje vazhdojnë të mbeten stok në gjykatat e vendit, duke e kthyer vonesën në normë dhe jo në përjashtim. Vetëm në Gjykatën e Apelit ndodhen 56.990 dosje, të shpërndara në bodrume, korridore dhe në zyrat e gjyqtarëve. Pamjet tregojnë rafte të mbushura, ambiente të tejmbushura dhe një sistem që prej vitesh nuk arrin të përballojë ngarkesën. Sipas të dhënave, çdo gjyqtar ka aktualisht në shqyrtim mesatarisht 1.804 dosje, një shifër që ilustron jo vetëm mbingarkesën ekstreme të trupës gjyqësore, por edhe krizën e zvarritjes së proceseve që prek mijëra qytetarë. Këto janë foto nga Gjykata e Apelit.