Më pak rezervime për pushime jashtë vendit, rritet interesi për destinacionet vendase

Më pak rezervime për pushime jashtë vendit, rritet interesi për destinacionet vendase

Prenotimet e qytetarëve të Shkodrës për pushime jashtë vendit për këtë sezon veror po shënojnë rënie. Agjencitë turistike në qytet bëjnë të ditur se interesi për paketat turistike drejt destinacioneve më të preferuara, si Turqia, Italia dhe Spanja, është më i ulët krahasuar me vitet e mëparshme. Sipas përfaqësuesve të agjencive, megjithëse çmimet e paketave turistike nuk kanë pësuar rritje të ndjeshme krahasuar me sezonet e kaluara, megjithatë kërkesa ka rënë duke reflektuar nivelin ekonomik. “Kemi menduar që ka për të qenë si vitet e kaluara. Është pak në rënie, flasim gjithmonë për vendasit, për shkodranë. Këtë vit po kërkojnë çmime jo shumë të larta siç e kanë kërkuar vite të tjera. Po kërkojnë çmime ekonomike. Për një familje 2500- 3000 euro korrik-gusht, një hotel i...