“Mami shiste gjakun e saj për të na rritur ne”, mes lotësh Zamira tregon sakrificat

“Mami shiste gjakun e saj për të na rritur ne”, mes lotësh Zamira tregon sakrificat

Zamira tregoi sakrificën mbinjerëzore të nënës së saj, e cila shiste gjak në mëngjes herët përpara se të nisej për të punuar në fermë. Ndërsa kujtonte ato vite të vështira, Zamira tregoi mes lotësh se si e vogël ndihej e pafuqishme pasi në shtëpi nuk kishin as sheqer për t’i përgatitur një gotë ujë nënës së rraskapitur. Ardit Gjebrea: Sa vite ke në Itali? Zamira: Në Itali kam 33 vjet. Ardit Gjebrea: Më trego pak për jetën në Shqipëri dhe pastaj për atë në Itali. Zamira: Ne jemi një familje, dy prindërit dhe tre fëmijë: dy vëllezërit dhe unë. Prindërit ishin dy punëtorë të thjeshtë. Babi punonte në porto, kuse mami punonte në fermë. Me sakrifica… Ardit Gjebrea: Si çdo familje shqiptare. Zamira: Por megjithatë,...